Kombëtarja U15-Kombëtarja U16 0-3(Shënues: Jançe 50’, Malaj 65’, Muça 70’)
Kombëtarja U-15: Armand Dama hodhi në fushë këtë formacion titullar: Mandreu, Hoti, Koci, Gjoshi, Çekrezi, Marqeshi, Kthupi, Bakalli , Zekaj, Mihana dhe Neziri. U aktivizuan edhe Mehmeti, Arapi, Dama, Vogli, Agolli, Shega, Hasanbega, Volumi, Begolli dhe Sulo. Trajner Armand Dama
Kombëtarja U-16: Agron Kërçova kishte përzgjedhur këtë 11-she: Xhemalaj, Billa, Laze, Nela, Elmazi, Grazhdani, Arifi, Lushaj, Nderjaku, Zaqellari dhe Malaj. U aktivizuan edhe Zadeja, Misja, Ceca, Xhafkollari, Dervishi, Muça, Jançe, Nako dhe Brahimaj. Trajner: Agron Kërçova
Ekipi Kombëtar U-15 ka përmbyllur grumbullim treditor me lojtarë të vitlindjes 2008 me një miqësore ndaj Kombëtares U-16. Testi stërvitor u zhvillua në fushën e kompleksit Internacional në Pezë Helmes, ndërsa stafet teknike të U-15 dhe U-16 patën mundësi të testonin të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama hodhi në fushë këtë formacion titullar: Mandreu, Hoti, Koci, Gjoshi, Çekrezi, Marqeshi, Kthupi, Bakalli , Zekaj, Mihana dhe Neziri.
Ndërsa, tekniku i Kombëtares U-16, Agron Kërçova kishte përzgjedhur këtë 11-she: Xhemalaj, Billa, Laze, Nela, Elmazi, Grazhdani, Arifi, Lushaj, Nderjaku, Zaqellari dhe Malaj.
Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja ekipet dhe me raste për gol, madje në minutën e 20-të të pjesës së parë portieri i U-15-s, Mandreu bëri një super-pritje, duke neutralizuar penalltinë e goditur nga sulmuesi i U-16-s, Malaj.
Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësime në formacionet e të dyja skuadrave. Trajneri i ekipit U-15, Dama aktivizoi futbollistët Mehmeti, Arapi, Dama, Vogli, Agolli, Shega, Hasanbega, Volumi, Begolli dhe Sulo. Sakaq, trajneri i ekipit U-16, Kërçova aktivizoi në radhët e të tijve futbollistët Zadeja, Misja, Ceca, Xhafkollari, Dervishi, Muça, Jançe, Nako dhe Brahimaj.
Ky fraksion loje foli në favor të ekipit Kombëtar U-16, që arriti të shënonte tre herë për ta fituar miqësoren me rezultatin 3-0. I pari që zhbllokoi ndeshjen ishte futbollisti Jançe në minutën e 50-të, ndërsa 2 golat e tjerë u shënuan nga Malaj në minutën e 65-të dhe Muça në minutën e 70-të.
Kështu, trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama pati mundësinë të testonte 23 futbollistë kuqezinj të kësaj grupmoshe, me pjesën dërrmuese që aktivizohen në kampionatin shqiptar, teksa spikasin edhe lojtarë që luajnë në Gjermani e Itali.
Ky grumbullim i skuadrës U-15 vjen para se kuqezinjtë e kësaj grupmoshe të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë në turneun zyrtar të UEFA-s.
Stafi kuqezi dhe trajneri Dama do të kenë mundësinë të shohin nga afër këta lojtarë dhe të vendosin edhe listën përfundimtare të futbollistëve, të cilët do të jenë pjesë e këtij turneu, teksa tekniku do të marrë parasysh edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e grumbullimeve më të hershme përgjatë këtij viti.