Miqësore-Shqipëria mposhtet minimalisht nga Ukraina në miqësoren e zhvilluar në Valencia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri-Ukrainë 0-1(Shënues: Oleksiy Gutsulyak 46’)

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti (C), Pllana, Hysaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni, Hoxha. Trajner: Sylvinho

Kombëtarja shqiptare u mposht 1-0 nga Ukraina në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Estadi Ciutat de València” në Valencia.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho e nisën takimin me këtë formacion titullar: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti (C), Pllana, Hysaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni dhe Hoxha.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe me pak raste të pastra shënimi. Mundësia më e mirë për Shqipërinë erdhi në minutën e 25-të, kur Armando Broja mori një top në krahun e djathtë, shmangu mbrojtjen kundërshtare dhe provoi të kalonte portierin, por tentativa e tij nuk rezultoi e suksesshme. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Sylvinho kreu dy zëvendësime, duke aktivizuar Pilon dhe Mehmeti në vend të Hoxhës dhe Brojës.

Vetëm një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Ukraina kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Oleksiy Gutsulyak, i cili realizoi me kokë.

Shqipëria reagoi dhe në minutën e 59-të iu afrua barazimit me Qazim Laçin, që provoi nga distanca me një goditje shumë të fortë, por portieri kundërshtar arriti ta devijonte topin.

Në minutën e 60-të trajneri Silvinjo kreu tre zëvendësime të tjera, duke aktivizuar Ivan Balliun, Nedim Bajramin dhe Adrion Pajaziti në vend të Hysajt, Shehut dhe Laçit.

Deri në fund të takimit, Shqipëria provoi të gjejë golin e barazimit, por pa arritur të ndryshojë rezultatin, me miqësoren që u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Ukrainës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img