Miqësore, Vllaznia U21 mund në transfertë Veleçikun 0-2, shënojnë Pusi dhe Duli. Test pozitiv për kuqeblutë e Plorit

Veleçiku – Vllaznia U21 0:2 (Shënues: Pusi, Duli)

Formacioni i Vllaznisë: Shkoza, Mujaxhi, Gjilaj, Pusi, Bushaj, Duli, Shima, Peku,  Bizi, Osmani, Musaraj.(U aktivizun: Lukaj,Troshani, Lera, Muleci, Kodra, Paloka, Gruda, Jahja, Ramja, Maliqi). Trajner: Elvis Plori

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Superiore U-21 starton me datë 7 shtator, dhe Vllaznia e drejtuar nga trajneri Elvis Plori së bashku me kolegun Ergi Borshi, javën e parë do ta luajë në transfertë me Partizanin.

Gjatë kësaj periudhe të prag kampionatit 21 vjeçarët kuqeblu kanë zhvilluar një fazë përgatitore të mirëfilltë, e cila krahas të tjerave është shoqëruar edhe me ndeshje miqësore.

E tillë ishte edhe kjo sot Veleçikun e Koplikut të kategorisë së dytë të futbollit shqiptar, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive të vëllezërve Duli në qytetin e Koplikut. 90-të minutat e kësaj miqësoreje kanë përfunduar me rezultatin 0 me 2 në favor të Vllaznisë U-21. Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Pusi dhe Duli.

Një test ky i konsideruar mjaft pozitiv për dyshen  e trajnerëve Plori dhe Borshi, jo vetem për rezultatin e fitimit të ndeshjes, por edhe për mënyrën se si u shprehen futbolistët në fushën e lojës.

Miqësorja me Veleçikun, mund të jetë e fundit përgatitore, por nuk përjashtohet mundësia që nëse arrin të gjejë një kundërshtar të përshtatshëm, stafi teknik të zhvillojë edhe një tjetër miqësore përpara startit zyrtar me Partizanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu