Sunday, November 24, 2024

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-19 mund Kosovën, vendos dygolëshi i Flavio Sulejmanit

Lexo

Shqipëri U19-Kosovë U19  2-0(Shënues: Flavio Sulejmani 6’, 9’)

Formacioni I Shqipërisë: Gabriel Guri (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani. Trajner: Julian Ahmataj

Shqipëria U-19 triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës U-19 me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin në stadiumin “Egnatia Arena” teksa protagonisti kryesor ishte sulmuesi Flavio Sulejmani i cili shënoi dy gola brenda tre minutave. Një ndeshje shumë e mirë e Shqipërisë U-19, ndërsa trajneri Julian Ahmataj debutoi me fitore në stolin kuqezi.

Shqipëria e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës U-19: Gabriel Guri (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani.

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë që shënuan gol që në minutën e 6-të të takimit. Sulmuesi i talentuar Flavio Sulejmani realizoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sërish Flavio Sulejmani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të, këtë herë me kokë. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi harkimin nga goditja e këndit dhe e dërgoi topin në rrjetë. 2-0 për Shqipërinë U-19 dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë administruan fitoren dhe rezultatin. Trajneri Julian Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-19 me rezultatin 2-0. Ndeshja e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img