Monday, November 25, 2024

Miqësoret kundër Bosnje-Hercegovinës U-17/ Trajneri Bulku thërret 22 lojtarë, Lekaj dhe Selmani të Vllaznisë, në listë

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bosnje-Hercegovinës gjatë këtij muaji. Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të luajnë dy takimet miqësore në datat 15 dhe 17 shkurt.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Boshnjake e Futbollit kanë gjetur dakordësinë që dy sfidat miqësore të zhvillohen në vendin tonë. Takimi i parë është planifikuar të zhvillohet më 15 shkurt, duke nisur në ora 15:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U-17 – Bosnje Hercegovinë U-17 do të luhet më 17 shkurt, në ora 11:30 në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë. Në të dyja takimet, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël.

Sakaq, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku shpalli këtë të shtunë listën me 23 futbollistët e thirrur për të përfaqësuar Shqipërinë në këto dy takime miqësore. Pjesa më e madhe e lojtarëve të ftuar ishin edhe pjesë e grumbullimit të një muaji më parë në ndeshjet që kuqezinjtë zhvilluan kundër Turqisë. Ndër 22 lojtarët e grumbulluar, 10 prej tyre aktivizohen në kampionatet e huaja, me ekipe si Crystal Palace, Lugano, Sampdoria, Perugia, Ado Den Haag etj., ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Pjesë e kësaj liste janë edhe dy futbollistët e Akademisë Vllaznia U-17, portjeri Fabian Leka dhe mbrojtësi Egert Selmani.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin të dielën e 12 shkurtit në Durrës, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për këto dy ndeshje të rëndësishme miqësore, kundër një rivali që është pjesë e Elite Round në kualifikueset e Kampionatit Europian.

Ndeshjet kundër Bosnje-Hercegovinës janë në vazhdën e miqësoreve që Departamenti i Ekipeve Kombëtare ka planifikuar për Shqipërinë U-17, në kuadër të përgatitjeve të kuqezinjve për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Shqipëria është shortuar në Elite Round në grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img