Thursday, November 21, 2024

Miqësorja e dytë me Poloninë. Pas fitores në ndeshjen e parë 3-2, Shqipëria U17 humbet 0-4

Lexo

Shqipëri U17-Poloni U17 0-4(Shënues: Kaczowka 55’, Sledzinski 78’, 90’, Falkiewicz 87’)

Formacioni i Shqipërisë U17: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Evangelos Gjoka, Gabriel Kulla, Arman Durmisi, Dajan Durmisi. Trajner: Andrea Tedesco

Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Polonisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin 4-0.

Trajnerit Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Polonisë: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Evangelos Gjoka, Gabriel Kulla, Arman Durmisi, Dajan Durmisi.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Polonia zhbllokoi rezultatin me Jakub Kaczoëka në të 55-ën. Polakët shënuan të dytin me Eryk Sledzinski, ndërsa golin e tretë e realizoi Jakub Falkieëicz. Në fundin e takimit shënoi sërish Eryk Sledzinski.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U17 dhe Polonisë U17. Takimin e parë e fitoi Shqipëria me rezultatin 3-2.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img