Skënderbeu do të luaj ndeshjen e katërt miqësore, teksa sot do të pres në shtëpi Vorën. Në stadiumin “Skënderbeu” bardhekuqtë e Ernest Gjokës do të presin Vorën skuadrën e superligës në një takim që do të startoj në orën 19:00.
Ndërkohë që dy ndeshjet e fundit miqësore kan qenë përballë skuadrave që luajnë në kategorinë e pare, Pogradecit dhe Besës, ndeshja e së shtunës do të jetë ndaj një kundërshtari të një niveli më të lartë, pasi Vora për herë të parë do të luaj në superiore këtë sezon të ri.
Me dy fitore dhe një humbje në testet miqësore të deritanishme, Skënderbeu po kolaudohet në këto momente dhe nuk kan mbetur më shumë se dy javë nga starti i kampionatit, pasi më 23 gusht Skënderbeu duhet të jetë gati për sezonin e ri, teksa do të pres Burrelin në shtëpi.
Pritet që sot, në orën 19:00, të ketë interes të lartë të tifozëve në shkallët e stadiumit juglindor.
Fatos LAMAJ