Wednesday, January 21, 2026

Miqësorja e qarkut, Pogradeci-Skënderbeu, mbyllet me fitoren e korçarëve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pogradeci-Skënderbeu 0-2

Golat:Janaqi 11,Rodriges (autogol) 73

Pogradeci:Staniç,Zguro,Kasmollari,Samake,Sallo,Sodiq,Markoçi,Gjoni,Danaldi,Lila,Rodriges Trajner:Ardian Mema.

U aktivizua:Raza,Merkolaj

Skënderbeu:Alia,Randi,Vaskez,Shaqe,Vangjeli,Janaqi, Estrela,Abubakar,Nasr,Ukiçi,Tajo Trajner:Ernest Gjoka

U aktivizua:Dervishaj,Zenullari,Gjini,Kamelu,Gift,Emanuel,Korçari,Hasa,Nasto

Gjyqtarë:Juxhin Xhaja

Pogradeci-Skënderbeu është miqësorja që startoi në orën 17:30,një takim me interes për tifozët në shkallët e stadiumit “Gjorgji Kyçyku” edhe pse ishte thjesht një ndeshje miqësore.

10 minutat e para janë të qeta për të dyja skuadrat,ku Skënderbeu përpiqet disi më shumë,por pa rrezikuar portën vendase,ndërkohë që liqenorët thuajse më shumë kanë zgjedhur të luajnë në prapavijë.

Duhet të vinte minuta e 11-të që Skënderbeu me një zbritje  të shpejtë në krahun e majtë,topi shkon në hyrje të zonës të Pogradecit dhe është Janaqi që gjuan fuqishëm duke përshëndetur rrjetën e Pogradecit 0-1 për Skënderbeun.

Ka festë te Skënderbeu për golin e avantazhit, ndërkohë që tre minuta pas shënimit të golit të avantazhit të bardhekuqve,janë pogradecarët që do të shënonin rastin e parë,ku Sodiq nga e djathta godet drejt portës,por pret Marko Alia.

Në minutën e 22-të do të vinte një tjetër rast për Pogradecin. Pas një krosi në zonë është Sodiq që këtë herë gjuan me kokë,por topi përfundon ngjitur me traversën e portës së Alias që shpëton mrekullisht portën e Skënderbeut.

Në minutën e 35-të Pogradeci humbet edhe rastin ideal të shënimit të golit të barazimit. Është Sodiq që i shpëton mbrojtjes,del përballë portierit Alia,gjuan dhe gardiani i Skënderbeut shpëton një gol të sigurt,ndërsa pjesa e parë mbyllet me avantazhin 0-1 për Skënderbeun.

Pjesa e dytë fillon me ndërrime,ku Shaqe del dhe Zenullari hidhet në lojë. Gjithsesi loja është e qetë dhe e vakët deri në të 60-ën minutë,ku mungojnë thuajse fare rastet në portat respektive.

Në të 61-ën minutë Tajo për Skënderbeun për pak sa nuk shënon golin e dytë,e lëshon më shumë topin në zonë dhe është portieri Staniç që shpëton portën nga goli i dytë.

Në minutën e 73-të sërish Skënderbeu shënon. Është Rodriges që në tentativë për ta kthyer topin te portieri Staniç,e kthen me kokë dhe topi përfundon në rrjetë 0-2 për Skënderbeun.

2 minuta pas golit të dytë të Skënderbeut,është Nasr që në zonën e 5-metërshit diagonal gjuan dhe shpëton sërish portieri pogradecar duke e devijuar në këndore.

Deri në fundin e takimit nuk ka raste përveç disa gabimeve të lojtarëve të të dyja skuadrave dhe përfundimisht Skënderbeu fiton pastër 0-2 në transfertën e Pogradecit,duke bindur me lojë dhe rezultat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img