Tuesday, November 26, 2024

Miqësorja me Estoninë / Grumbullohet shkodrani Kevin Haveri, luan me Riminin në Itali. Ka rotacion në Kombëtare, në listë edhe lojtarë të tjerë të rinj

Lexo

Kombëtarja shqiptare rikthehet në stërvitje pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe po përgatitet për miqësoren e 13 qershorit me Estoninë. Skuadra do të zhvillojë një seancë stërvitore pasditen e sotme në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që do të ketë ndryshime në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e tretë të qershorit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistët Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë. Ndërkaq, me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi, Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

Krahas emrave të tjerë të kontigjentit të ri që i shtohen skuadrës tonë përfaqësuese, për t’u theksuar është ai i shkodranit Kevin Haveri. Djaloshi i talentuar që kaloi një karrierë shumë të suksesshme në futbollin shqiptar pranë Adademisë Ajaks Shkodër, aty ku i ati i tij, Arben Haveri është në cilësinë e Presidentit të Akademisë, u zhvendos më pas në Itali ku krahas studimeve të larta universitare në degën e futbollit, vazhdon të luaj titullar në ekipin e Riminit.

Pikërisht, vlerat e shfaqura në futbollin Italian, e kanë bindur teknikun Edi Reja për t’i bërë ftesën e duhur shkodranit Haveri që t’i bashkohet kontigjentit të ekipit të parë. Tashmë, ai po stervitet me grupin e kuqezinjëve të kombëtares shqiptare dhe në miqësoren me Estoninë pret shansin e aktivizimit në fushën e lojës për të bërë kësisoj debutimin e parë me uniformën kuqezi të skuadrës së parë.

Ndryshimet janë bërë në mënyrë që stafi teknik dhe t’i jap minuta loje futbollistëve që nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve si edhe për të provuar sa më shumë të rinjtë. Të dielën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare dhe konferencën për shtyp para miqësores më Estoninë, që luhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, ora 18:00.

Më poshtë edhe lista e lojtarëve që do të jenë prezentë për këtë ndeshje:

  1. Elhan Kastrati
  2. Gentian Selmani
  3. Simon Simoni
  4. Frederic Veseli
  5. Elseid Hysaj
  6. Enea Mihaj
  7. Erjon Hoxhallari
  8. Kevin Haveri
  9. Amir Abrashi
  10. Ylber Ramadani
  11. Taulant Seferi
  12. Myrto Uzuni
  13. Giacomo Vrioni
  14. Armando Broja
  15. Enis Çokaj
  16. Jon Mersinaj
  17. Arbnor Muçolli
  18. Endri Çekiçi
  19. Ermir Lenjani
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img