Vllaznia A- Vllaznia U19, 5-0(Shënues: Hoxhaj(2), Balaj(2), Vulaj)
Vllaznia A: Zogoviç, Kruja, Juriç, Shehi, Bulatoviç, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, A.Hoxhaj, Çoba, Kaina.(U aktivizuan: Balaj, Latifi, Heriç, Vulaj). Trajner: Auron Miloti.
Vllaznia U19: Qarri, Repaj, Rroku, Baçina, Muhaj, Shimaj, Brahimi, Cungu, Hagrepi, Halili, Kodra.(U aktivizuan: Jukaj, Kallamoqi, Zymeri, Ara, Hajdari, Çelepija, Guri, Dodaj). Trajner: Edmond Doçi)
Ndërprerja e kampionatit për ndeshjen e kombëtares ndaj Polonisë i ka dhënë mundësi Vllaznisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me qëllim mbajtjen e skuadrës në ritmin e saj. Miqësore, e cila vjen në ditën e katërt përgatitore të kuqebluve nën drejtimim e trajnerit të ri, Auron Miloti, i cili me këtë rast ka pasur mundësinë të testojë futbollistët që ka në dispozicion.
Dhe, këtë e ka bërë në një përballje mes vedit duke pasur përballë Vllazninë U-19, një mundësi tjetër, që krahas kontigjentit të tij të ekipit të parë, të vëzhgojë edhe elementin e ri të skuadrës U-19 që drejtohet nga kolegu i tij, Edmond Doçi.
Pjesë e kësaj miqësoreje nuk kanë qënë dy titullarët Gurishta dhe Hakaj, të cilët prej dy-tre ditësh vazhdojnë të jenë larg skuadrës për shkak të disa shqetësimeve muskulore, të cilat sipas stafit mjekësor janë në normalizim e sipër.
5 me 0 në favor të Vllaznisë A ka përfunduar kjo miqësore me dy dopieta të Hoxhajt dhe Balajt, dhe një gol tjetër i Vulajt. Për këtë të fundit, shqiptarit me banim në Tuz të Malit të Zi, Kristian Vulajt, i aktivizuar në pjesën e dytë, kjo miqësore duket se i ka shërbyer atij për t’i dhënë një mesazh stafit që ai vlen për skuadrën.
Dhe, krahas të tjerave, shoqëruar edhe me disa veprime teknike të tij të punës me topin që janë mirëpritur nga të pranishmit, kjo është vertetuar, edhe me supergolin e shënuar duke ngrohur jo pak edhe teknikun Miloti, i cili në ndryshim nga periudha e Josës, ka vendosur t’i japë hapësirat e duhura këtij lojtari, i ardhur me shumë bujë në radhët e kuqebluve, por për arsye nga më të ndryshmet është lënë tërësisht në hije.