Partizani ka marrë një fitore 6-0 përballë Kastriotit në miqësoren e luajtur në “Arena e Demave” të shtunën. 6 gola me firmën e 6 lojtarëve, ku bie në sy dhe blerja më e fundit, sulmuesi Padstrelau, i cili arriti të gjejë rrugën e rrjetës në debutim.
Tre gola në pjesën e parë, me Mba që zhbllokoi sfidën e më pas Padstrelau dhe Mehmeti kompletuan “tripletën”. Pjesa e dytë nisi me golin e Zekës, për të vazhduar me Jatën dhe Kekon, të cilët erdhën nga stoli dhe kompletuan fitoren 6-0.