Tirana-Kukësi 1-0(Bajroviç 89)
Tirana:Selmani,Gjumsi,Dembele,Mici,Pergjoni,Meta,Tola,Jaku,Abah,Prengaj,Ndreca Trajner:Gugash Magani
Kukesi:Dervishaj,Lamellari,Dragoshi,Sefa,Sodiq,Jusuf,Danaj,Metani,Selita,Avdiu,Zhozef Trajner:Alfred Allamani
Gjyqtarë:Albano Stolaj, Kledi Shehu, Enes Ahmeti
Është mbyllur 1-0 miqësorja mes Tiranës dhe Kukësit,takim ky i zhvilluar në stadiumin e Vorës dhe ka përfunduar në favorin e bardhebluve. Golin vendimtarë të kësaj sfide e shënoi Bajroviç në minutën e 89-të të takimit.
Një sfidë mjaftë interesante e të dy ekipeve që këtë sezon militojnë në kategori të ndryshme,por për ironi të fatit nuk po arrijnë të kenë vazhdimësi në kampionat. Në këtë sfidë te skuadra e Kukësit ka debutuar Alfred Allamani,i cili ka parë nga afër të gjithë lotjarët që do të ketë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit.
Ndërkohë nga krahu tjetër kjo sfidë i ka shërbyer edhe Gugash Maganit për të parë gjendjen e futbollistëve pas festave të fundvitit.
Fatos LAMAJ