Thursday, December 26, 2024

Mirel Josa: Periudha jonë jo e mirë ishte 5 ditore, akoma s’ka mbaruar faza e dytë e kampionatit

Lexo

Mirel Josa ka folur pas fitores 4-0 kundër Teutës, e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Trajneri i Vllaznisë deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Periudha jonë jo e mirë ishte 5 ditore. Ne humbëm dy ndeshje. Normal që nuk mund t’i vëmë kapak gjitha gjërave që kemi kaluar edhe pse fituam ndaj Teutës. E zgjidhëm shpejt ndeshjen sot. Skuadra kishte dëshirë për të luajtur. Këtë e ka treguar edhe me Kastriotin. Ndaj Egnatias qëlluam në ditë të keqe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. S’është mbyllur ende asgjë. Akoma s’ka mbaruar faza e dytë e kampionatit. Morëm oksigjen, për të festuar festat e vitit të ri.

Kaina? Ka një detyrë të rëndësishme. Skuadra punoi sot për të. Duhej mbështetur më mirë. Dy mesfushorët u mbështetën shumë mirë. Sidomos Hoxhaj duhej të mbështeste më mirë. Këto rregullohen me kalimin e kohës.

Alivoda? E kam thënë dhe më parë, ai i ka aftësitë. Duhet të vertikalizojnë kur skuadra luan me 3 sulmues përpara. Duhet të kapet koha. Është një futbollist që ka treguar se çfarë mund të bëjë në fushë. Urdhro ku e ka fushën dhe t’i bëjë hyzmet ekipit dhe individit. Për objektivat e Vllaznisë s’mund të flas shumë sepse jam me këmbë në tokë. Një fitore me ekipin e Teutës nuk i heq gjitha problemet. Do të shqyrtohet gjithçka në këtë pauzë.

Stabiliteti? Nuk do të thotë që të lësh pikë dhe të humbësh gjitha ndeshjet. Ekipi i Kastriotit shkoi vetëm 3 herë dhe na shënoi 1 herë. Duhet t’i dilnim përpara të keqes. Duhet t’i kishim parashikuar problemet si mund të shkonin. Skuadra është në rrugë të mbarë. Nuk i shuan problemet në skuadër një fitore. Lojtarët të bëjnë atë që i kërkojmë në fushë. Unë nuk kam asgjë për lojtarët që luajtën në mbrojtje. Edhe mesfushorët ndihmuan. Gurishta e ka treguar veten që mund të luajë në qendër të mbrojtjes. Juriçin, kam vendosur dy ditët e fundit për ta futur në lojë. Smajli e ka treguar veten e vet. Të gjithë këto lojtarë duhet të marrin minuta dhe i fusim se e meritojnë.

Herald Marku? Nuk ka problem dëmtimi, nuk do ta kisha mbajtur fare në stol. Është i përkushtuar. I ka dhënë skuadrës shumë dhe besoj me mënyrën e mentalitetin e profesionistit që ka, do t’i japë shumë. E kam kërkuar unë në ekip. Për mua ka plotësuar gjitha kërkesat tona”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img