Javën e shkuar u zyrtarizua një kthim i tiji në krye të pankinës së Vllaznisë pas 15 vitesh, fjala është për Edi Martinin, shkodranin që rikthehet të drejtojë ekipin e vendlindjes së tij dhe ku ka detyrën e vështirë, të fitojë titullin kampion. Një “fiksim” tashmë në krye në qen drën e Veriut, pasi triumfi në kampionat mungon prej 24 vitesh. Dhe pikërisht kur Vllaznia dilte kampione për herë të fundit, Edi Martini ishte pro tagonist në fushë. Në edicionin 2000-01, kuqeblutë e drejtuar nga Dervish Haxhios manoviç “vulosnin” fitoren e titullit vetëm në javën e fundit të edicionit, ku, pas një fitoreje në shifrat spektakolare 6-4 ndaj Shkumbinit, shkodranët merrnin 3 pikët vendimtare.
Dhe në fund, në kuotën e 56 të tillave, triumfonin në duelin ndaj Tiranës që e mbyllte kam pionatin me 54 pikë. Do të ishte pikërisht trajneri i sotëm i Vllaznisë që në pjesën e dytë të sezonit do të ishte një ndër protagonistët e titullit. Kjo pasi në fazën e parë, Martini ishte pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës.
Megjithatë lëvizja për ta kthyer në Shkodër në janar, rezultoi të ishte e duhu ra, pasi, duke filluar nga java e 20-të e sezonit 2000-01 e deri në fund, fantazisti do të ishte vendimtar me golat dhe lojën e tij. Kështu, duke nisur nga përballja e raundit të 20-të kundër Besëlidhjes, ku Vllaznia fitonte 4-0, Martini do të gjente golin, ku kishin shënuar edhe Sinani dopietë e po ashtu Xhokoviç në fund. Në javën e 21-të, Vllaznia “bllokohej” në një barazim 0 0 ndaj Dinamos, teksa në raun din e 22-të, kuqeblutë kthe heshin te fitorja 3-1 ndaj Tomorit, me serinë e golave që hapej nga Martini, i cili shënonte dy herë e po ashtu kishte festë edhe për Patushin në fund.
Po ashtu, në ndeshjen pasardhëse 1-2 kundër Teutës në transfertë, Martini ishte vendimtar për 3 pikë të arta me një gol në minutën e 90-të. Go lat për Martinin nuk do ndaleshin as në javën e 24-t, me mëngjërashin që shënonte në fitoren 2-0 ndaj Flamurtarit. Vllaznia do të ndalej në jav ën e parafundit në një barazim 1-1 ndaj Besës. Teksa thelbësore do ishte fitorja 6-4 në fund ndaj Shkumbinit, ku në një festë golash në “Loro Boriçi”, gjithçka do të hapej falë golit të Martinit në minutën e 9-të. Edicioni do të mbyllej me Vllazninë kam pione dhe Edi Martinin që shënonte 12 gola mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, por duke qenë absolutisht vendimtar në fi toren e titullit të kuqebluve, që mungon prej atij momenti.
Tashmë për 50-vjeçarin lind “detyra” që të jetë kampion edhe si trajner në Shkodër e pse jo të arrijë edhe figura legjendare të futbollit shkodran, si: Xhevdet Shaqi ri, Ramazan Rragami, Astrit Hafizi dhe Hysen Dedja. Të gjithë të sipërpërmendurit kanë arritur të fitojnë titullin si futbollistë dhe si trajnerë në radhët e klubit kuqeblu.
Endri ÇINARI