Tirana-Egnatia 2-1
(Shënues: Abazaj 37’, 57’/Kasa 22’)
Në fakt, pritej që lufta e fortë sportive dhe emocionet priteshin të ishin të pranishëm në ndeshjen e luajtur tre orë më herët mes Kukësit dhe Vllaznisë, po sfida e luajtur në “Elbasan Arena” mes Tiranës dhe Egnatias, ishte shumë larg monotonisë së ndeshjes së Kukësit, pasi për hirë të së vertetës, kjo e dyta përcolli shumë emocione.
Merita në këtë drejtim i takon të dyja skuadrave, ku rrogozhinasit që ishin në cilësinë e udhëtuesit shënuan të parët me anë të Kasës që në minutën e 22-të të pjesës së parë, por në të 37-tën është Kristal Abazaj që barazon për Tiranën duke kthyer qetësinë në kampin bardheblu.
Por, nuk mjafton me kaq, sepse Abazaj kishte rezervuar edhe surprizë tjetër për pjesën e dytë të ndeshjes. Ajo ka ardhur në minutën e 57-të, kur goli i tij dytë individual në këtë ndeshje kalon në avantazh skuadrën e tij bardheblu.
Ky avantazh i Tiranës me përbysje ndez takimin duke bërë që në kampin rrogozhinas të luftojnë fort për të gjetur golin e barazimit, e më pas të luftojnë edhe për atë të fitores. Por, djemtë bardheblu të drejtuar nga trajneri Shehi, nuk ia japin këtë mundësi duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me fitoren e Tiranës me rezultatin 2-1.
Fitore kjo, që falë humbjes së rivalit të afërt, Partizanit, i cili u mund në Laç, 3-2, të thellojë diferencën me vendin e dytë me 5 pikë. Ndërkohë, që për Egnatian, humbja e sotme e mban në kuotën e 42 pikëve, tashmë me pikë të barabarta me Vllazninë, e cila mori një pikë në transfertë me Kukësin.