Prononcimi i trajnerit Mirel Josa, pas ndeshjes Tirana-Bylis 0-2
“Pikët janë gjëja kryesore, qetësojnë një skuadër. Kemi thënë nuk ka më ndeshje brenda dhe jashtë. Unë me skuadrën në këtë mënyrë sillem. Kanë ndryshuar ato kohë, duhet të jemi të kujdesshëm që këto pikë të mos na kthehen kundër në javët në vazhdim.
E para punës me trajnerin e ri që kishte marrë Tirana, nuk kishim parasysh si do rreshtohej. E pamë me 3 mbrojtësa dhe boshllëqet në krahun e majtë, nuk kishin një mbrojtës që të merrte në 5-3-2 e Tiranës, që kishte pjesën e parë. Aty kishin hapësirat, dëshironte që të shfrytëzonte epërsinë numerike në krahun e djathtë me Verën dhe lojtarin nga Azerbajxhani. Fillimisht nuk u kap mirë nga ne. Mos harrojmë se nga momenti që Tirana do luante topin, ne do i bënim presing sipër. Dhe fusha nuk e lejonte që ta luante topin ashtu si Tirana dëshironte.
Zëvendësimet? Mos harrojmë që Përndreca dhe Përgjoni luajtën me kartonë të verdhë. Për efekt të kartonit, dhe nuk donim të dëmtoheshin, për këtë ndeshje dhe në vazhdim.
Sot jam i kënaqur.
Sonego? Në përgjithësi vendosja ishte 4-2-3-1, nëse keni parë fillimin e lojës. E vetmja që gjë që ishte veçoria për Ualison dhe Malomos, që nuk do kërkonin topin në tërheqje sepse do i jepnin mundësi kundërshtarit të dilte në epërsi numerike. Se si vjen në mbrojtje, punë tjetër. Tërhoqëm anësorin e majtë, i djathti nuk kishte pse se Tirana formonte një distancë shumë të madhe ndërmjet sulmuesit dhe mbrojtësit të majtë.
Bisedova me Peraltën që të shkonte aty dhe të përfitonte topin në ato pozita.
Punën e të qëndruar ulur apo këmbë, e zgjidh unë. Nuk e zgjidhni ju. Dhe sot herë pas here u ula. Problemi është që ishte një ndeshje, dhe mua këto ndeshje më pëlqejnë shumë”, u shpreh Mirel Josa pas ndeshjes.



