Mori vlerësime shumë pozitive në këtë rikthim të bujshëm në formacionin kuqezi. Broja: Trajneri Silvinjo më dha liri të luaja në çdo pozicion në mënyrë që Andorra të mos e kuptonte se ku isha unë në fushë

Armando Broja u shpreh tepër i lumtur pas triumfit 3 me 0 që Shqipëria regjistroi në shtepi ndaj Andorrës.  

“Isha i lodhur, luajta 75 minuta. Ishte e vështirë, munda të filloja ndeshjen, dhashë edhe një asist, jam i kënaqur që fituam ndeshjen dhe morëm 3 pikët. Tifozët na japin mbështetje shumë të mirë, është gjë e bukur për ne që luajtëm përballë tifozëve. Isha shumë i kënaqur që u ktheva, munda të vija në Kombëtare dhe mora minuta.  

Bogdani është legjendë për Kombëtaren, ishalla një ditë të mund ta kaloj. Unë edhe i vogël tek Akademia e Çelësit luaja kudo përpara. Më pëlqen të luaj me topin, të krijoj shanse. Andorra mbron shumë si ekip, është e vështirë të shkonim përpara, e dinim që në krah të djathtë do të kishim më shumë hapësira.  

Unë isha i kënaqur që më dha trajneri pozicionin për të hyrë në fushë dhe të gëzoj tifozët.  

Trajneri më dha liri përpara ndeshjes, për mos e ditur Andorra ku jam në fushë. Në pjesën e parë u krijova vështirësi, kam qejf të bëj gola, por unë isha i kënaqur që isha mirë fizikisht, morëm 3 pikë.  

Trajneri i merr vendimet e skuadrës, për mua sot ka pasur vendim për të luajtur në krah sepse ka qenë stil i mirë, ka pasur hapësira për ne. Unë mund të luaj në çdo pozicion të sulmit, bëj çfarë do trajneri. Ishalla përpara me sa më shumë fitore”, deklaroi Armando Broja për “TV KLAN”.  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu