Partizani fitoi në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero.
“Sot djemtë bënë një ndeshje të mirë, është periudhë jo e mirë. Sot dhuruam një gol në situatë ku e zotëronim ne topin. I vetmi Laç që njoh është i punës, kemi bërë çdo gjë për të fituar ndeshjen, patëm rastet tona, nuk arritëm të shënonim. Të kesh katër pesë raste në një ndeshje, janë shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, janë edhe katër ndeshje.
Janë situata loje, gjëja që më interesonte ishte sjellja në lojë, ekipi ka luajtur në nivele të larta. Nuk po ecën mirë, jemi të pafat kohët e fundit. Pastaj gabimet ndodhin, është gjë normale, pjesë e futbollit dhe e sportit. Duhet të punojmë, të konkretizojmë aksionet për gol. Sot nuk patëm shumë vuajtje. Bëmë ndeshjen tonë, ishim të pafat, do mendojmë për ndeshjen tjetër, të mundohemi të bëjmë sa më shumë pikë dhe të shpëtojmë në ndeshjet që kanë mbetur.
Po mundohemi të rikuperojmë Melon. Kishte shumë kohë që nuk bënte stërvitje. Çunat bënë ndeshje të mirë. Ata dilnin shumë te anësorët tanë në pjesën e parë, mundova të pres rrugën me Myrtën dhe Tresën. Pjesën e dytë, kur u fut Kurti kërkuam të sulmojmë nga krahu i djathtë dhe me Mjakin. Më interesonte sjellja e lojës, që më pëlqeu, është normale që vuajmë. Komplikuam vetë ne me ndeshjet e mëparshme, por Laçi di të vuajë dhe do jetë çdo ndeshje në maksimum.
Skënderbeu? Jemi të shqetësuar. E di që duhet të vuaj deri në fund. Kampionati nuk mbaron sot. Kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme. Do mundohemi për 3 pikët. Thjesht duhet të punojmë dhe të sjellim fatin nga ana jonë.
Kam qenë disa herë në Kishën e Laçit”, u shpreh trajneri i Laçit për RTSH.