Thursday, December 5, 2024

Moriero: “Ishte një ndeshje e luftuar, Teuta nuk pranoi të humbiste. Të ngrihemi avash avash”

Lexo

Teuta dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” e vlefshme për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Francesco Moriero u shpreh për RTSH:

“Nuk jam i dëshpëruar. Donim të fitonim ndeshjen. Kemi patur raste të bëjmë golin e dytë.

Teuta nuk ra dhe luajti futboll. Ata nuk pranuan të humbisnin. Ishte një ndeshje e luftuar. Linja nuk ishte e vendosur mirë në rastin e pësimit. Mendoj që barazimi është rezultati më i drejtë.

Gjithmonë ekipi kundërshtar luante me topa të gjatë. Linja difensive duhet të tërhiqet. Nuk mund të kesh 5 ose 6 ratsae për gold he të mos realizosh. Djemtë luajnë me zemër dhe japin 100 përqind. Nuk mund të them diçka të keqe pasi kanë dhënë zemrën. Kam lojtarë të rinj që presin shansin e tyre.

Jam entuziast për atë që po bëjnë djemtë. Vijmë nga poshtë dhe kemi bërë rezultate, përveç ndeshjes me Partizanin. Çunat shkojnë bëjnë presion. Shkallëzohen tek anësorët.

Është një skuadër e re. Të dalim nga kjo situatë. Të ngrihemi avash avash. Duhet ende të rritemi. Duhet të punojmë pa shuar ëndrrën tonë.”, u shpreh Moriero.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img