Ekipi i Laçit ka barazuar pa gola përballë Dinamo City. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i vendasve, Francesco Moriero.
“Episodet janë pjesë e futbollit, ajo që më interesonte ishte performanca. Çunat ishin fantastik dhe kemi bërë një ndeshje të madhe. Kështu është futbollit. Si trajner mua më interesonte paraqitja e skuadrës. Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre të mirë, por nuk kam parë diferencë mes dy skuadrave.
Do punojmë gjatë javës më fort. Është meritë e djemve që zbresin në fushë. E kam thënë në çdo intervistë që kemi skuadrën më të re, lojtarët me eksperiencë ndihmojnë të rinjtë. Ajo që kërkoj unë, është kurajo.
Sipas meje një skuadër duhet të luajë futboll lirshëm, s’duhet të ketë frikë nga kundërshtari. Për mua futbolli është ky, për të fituar çdo ndeshje. Jemi një skuadër që rritemi dita-ditës. Por jemi akom në zonën e nxehtë dhe objektivi i parë për ne është që të dalim shpejt nga ajo zonë.
Daja tha rezultati i drejtë, po ju? Unë pranoj verdiktin e fushës që është gjëja më e rëndësishme. Këto ndeshje luhen me sy hapur. Ishte mundësia që të pësonim, nuk e pësuam dhe nuk shënuam. E rëndësishme për një trajner është paraqitje, s’duhet të mungojë kurrë në fushë”, është shprehur Moriero.