Mala vazhdon të shkëlqejë tek Vllaznia dhe këtë fundjavë ishte vendimtar në fitoren në Durrës,që i vlejti Vllaznisë shkëputjen në krye.
Trajneri Martini e përdor kudo në mesfushë,pasi ia di mirë vlerat edhe në fazën sulmuese dhe Mala ka gjetur rendiment të shkëlqyer në lojë,por duke e pasuruar me tre gola e katër asiste.
Edhe sezonin e shkuar Mala pati shifra të shkëlqyera,me gjashtë gola e dhjetë asiste,por këtë sezon nuk kufizohet vetëm në të djathtë dhe ka gjetur liri totale për të bërë sa më shumë kilometra e për të ndihmuar sulmin.
Balaj vërtet shënon shumë,por luksi i Vllaznisë jan edhe lojtarë si Mala në mesfushë.
Fatos LAMAJ



