Ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias i ishte besuar gjyqtarit Florian Lata, me asistent Burgu dhe Mani. Ky takim kishte disa raste për moviolë, ku vendimet e arbitrit hapën polemika. 17’ Penallti për Egnatian. Ujka pengohet në zonë dhe për gjyqtarin ka faull. Vendim i drejtë nga Lata pasi shihet që portieri Jukaj pengon Ujkën.
35’ Balaj ka pretendime për mbajtje nga fanella, por sulmuesi është në duel me Dylis dhe topi nuk zotërohet nga kapiteni i shkodranëve.
38’ Sala bën një ndërhyrje të gabuar drejt Fernandos, e rrezikshme! Mesfushori dëmtohet dhe gjyqtari nuk jep faull, por aksioni vijon, Balaj merr topin dhe e pason për Malën i cili në zonë pengohet nga Ndreca. Ishte penallti, por kryesori i takimit nuk e akordon sepse pasi konsultohet me VAR, i komunikohet se aksioni nisi me faull dhe ai duhet të kishte vërshëllyer te faulli ndaj Fernandos, madje ajo ndërhyrje ishte në limite dhe mund të jepej edhe karton i kuq.
57’ Balaj rrëzohet në zonë pas një krosimi të topit. Kapiteni kërkon penallti, pasi pretendon se është tërhequr nga mbrojtësi i Egnatias. E dyshimtë!
76’ Aleksi kthen topin me kokë te portieri dhe aty Mensah kërkon të përfitojë duke futur takat. Dajsinani grushton, ndërsa për kryesorin ka penallti. Një tjetër gabim nga Lata, pasi rishikon pamjet në VAR, e anulon atë.
86’ Egnatia pretendon për një goditje me bërryl të Gurishtës kundër Ndrecës. Nuk ka asgjë për Latën. Protesta edhe nga Tetova, që mendon se duhej karton.
PANORAMASPORT.AL