Prononcimi i trajnerit Ivan Gvozdenoviç,pas ndeshjes, Elbasani-Dinamo, 1-0
“Sot jam shumë i kënaqur nga fitorja dhe pikët, kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse tre javë ishin ndeshje të vështira, Flamurtari, Egnatia dhe Dinamo. Sot Dinamo tregoi që ishte skuadër e mirë, por për mendimin tim sot ne ishim skuadër më e mirë, çunat meritojnë të giitha, sot jam shumë i kënaqur dhe i lumtur jo vetëm nga fitorja, por edhe nga lojtarët e pankinës.
Ata treguan që kanë cilësi dhe mentalitet fitues dhe kjo ishte shumë e rëndësishme pasi ishim pa 4 lojtarë në formacion. Nga krahu i majtë ishte Bunjaku dhe nga i djathti Diallo, dy lojtarë shumë të shpejtë, me Qosen, Ibrahimin dhe Karimin me pasin e fundit mund të kapnim Dinamon me kundërsulm, kjo ishte ideja nga fillimi. Sot ishim përballë një Dinamoje, një skuadër e mirë, ata do të bënin diçka, do të krijonin raste, ne e kontrolluam ndeshjen, patëm rastin të shënonim golin e dytë pasi prodhuam në pjesën e dytë, edhe në të parën ishim agresivë, por në të dytën u hapëm mirë, ku shënoi edhe Bunjaku, ishim më komodë.
Nëse do vinte goli i dytë do të isha më i qetë, por kampionati shqiptar është shumë i fortë dhe çdo pikë ka vlerë, Dinamo ishte mirë 5 ose 10 minuta, ndoshta rrezikoi pak por ky është futbolli. Donald, Lajthia, Delaj, Manellari edhe sot Bunjaku ishte në ndeshjen e parë, është shumë i talentuar dhe sot vendosi ndeshjen. Nuk mund të them vetëm një emër sepse jam i kënaqur më të gjithë”, deklaroi Gvozdenoviç për RTSH Sport.