Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Françesko Moriero, pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, 1-0
“Ishte një ndeshje e luajtur me fytyrë të hapur. Kemi fituar kundër një ekipi të fortë, që i bëj komplimente, se kanë bërë një ndeshje të mirë. Ne sot u rritëm shumë, vumë zëmrën, bëmë ndeshjen perfekte, por sidomos ishte shpirti i duhur. Dalëngadalë po rritemi, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë.
Po mundohem të gjej një ekuilibër në ekip. Më duheshin këto lloj lojtarësh në këtë ndeshje, na shkoi mirë. Jo gjithmonë bëhen zgjedhjet e duhura, por sot jam i lumtur se të gjithë u përgjigjën mirë. U përpoqëm që të hapnim mbrojtjen me mesfushorët tanë për të shërbyer qendrat e sulmit që kanë bërë një punë të mrekullueshme sot.
Sot ndryshuam, siç e kam thënë duhet të mbrohesh sipas skuadrës që të sulmon. Duhet të mundohemi të vëmë në vështirësi mbrojtjen e tyre. Kemi luajtur me tre mesfushorë qendre se na e kërkonte ndeshja, në tjetrën do jetë ndryshe. Por duhet të them që djemtë po më ndjekin, duhet t’i bëj komplimente edhe stafit. Kam ardhur në një situatë të vështirë dhe jam i kënaqur që mora fitoren e parë të vitit. Kur vë zemrën dhe intensitet, ndeshja të përgjigjet”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.



