Friday, September 20, 2024

Mundje-Rajan Grenazi dhe Samet Lohja të Vllaznisë shpallen kampionë kombëtarë të moshave. Trajneri Altin Anza: Është një brez i talentuar për perspektiven e mundjes shkodrane

Lexo

Federata Shqiptare e Mundjes zhvilloi për herë të parë Kampionatin Kombëtar të fëmijëve për kategorinë e moshës  U9 dhe U12, aktivitet në të cilin konkuroi edhe ekipi i Vllaznisë me trajner Altin Anzën.

Ekipi shkodran mori pjesë me tetë mundës, një shifër kjo e kënaqshme në raport edhe me skuadrat e tjera të Shqipërisë.

Pas një përgatitje disa mujore në palestrën e Vllaznisë, mundësit e Vllaznisë arritën të bëjnë një prezantim shumë të mirë duke qënë në të gjitha peshat pretendentë kryesore për fitimin e vendit të parë.

Figurën më të mirë sportive e ka bërë mundësi i peshës deri në 54 kilogram Rajan Grenasi, i cili duke konkuruar për kategorinë e moshës U9, arriti të dalë fitues i pesë dueleve dhe të meritoi vendin e parë në këtë peshë.

Një tjetër titull kampion për ekipin e Vllaznisë ishte edhe ai për kategorinë e moshës 12-vjeçare, ku mundësi Samet Lohja sfidoi të gjithë kundërshtarët rivalë të peshës së tij.

Një prezantim të mirë në këtë kampionat bënë edhe mundësit e kategorisë së moshës nëntë vjeçare: Jasir Hoti, peshë 24 kg, Is’hak Istrefi 25 kg, Ejub Istrefi 28 kg, Veton Demushi 30 kg, Fuhejt Faslia 32 kg, Prisjam Demushi 34 kg dhe Jusuf Hafizi 38 kg.

Po kështu, figurë të mirë sportive bëri edhe mundësi i moshës 12-vjeçare, Jahja Istrefi 37 kg i cili zuri vend nderi. Në ditët në vazhdim, ekipi i mundjes do të jetë pjesë në një aktivitet tjetër të rëndësishëm, por këtë radhë me moshat më të rritura.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë, ish kampioni kombëtar, Altin Anza, i cili po vazhdon me sukes traditën e babait të tij, të mirënjohurit Ali Anza, shprehet i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në këtë aktivitet.

Sipas trajnerit Anza, ky është një brez shumë i talentuar që e dashuron shumë sportin e mundjes, ndaj ai së bashku me stafin e tij po i kushtojnë rëndësi të madhe përgatitjes me këtë grup të perspektives, sepse me rritjen e tyre, shumë shpejt Vllaznia do të ketë në dispozicion një ekip pretendent për trofe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img