Friday, January 10, 2025

“Nata e Yjeve 2024”, KOKSH vlerëson më të mirët e sportit shqiptar

Lexo

“Galaja Yjet e Sportit 2024” ishte një ceremoni madhështore për vlerësimin e më të mirëve të sportit shqiptar, për vitin 2024.

Në këtë ceremoni skiatoria kuqezi, Lara Colturi, e cila doli e dyta në Botërorin e Skive, do të marrë 100 mijë euro shpërblim nga Bashkia e Tiranës.

Kjo u bë me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbrëmjes ceremoniale që u mbajt për sportistët tanë që arritën rezultate të larta në arenën ndërkombëtare për vitin 2024.

Colturi nuk ishte e pranishme në sallë, por përshëndeti të pranishmit me një video-mesazh. Skiatorja u nderua me çmimin, të cilin e tërhoqi presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.

pranishëm në mbrëmjen ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024 organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, kryeministri Edi Rama premtoi më shumë mbështetje për sportistët elitarë.

Rama vlerësoi se shpallja kampion për moshat e reja të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare në disa disiplina, është premtuese për të ardhmen.

“Dua t’u siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit duke sjellë në rritje kontributin financiar për komunitetin do ta rrisim më tej. Kam parë rezultatet dhe kemi shumë kampion në mosha më të reja çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim që është një hall më vete për buxhetin. Por ne do të qëndrojmë me dinjitet dhe do t’i përgjigjemi angazhimeve të marra për sportistët elitarë“, theksoi kryeministri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img