Sunday, December 7, 2025

Nations League për vajza / Shqipëria përballet sonte, ora 18:00 me Qipron. Ndeshja, live në FSHF TV

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria e vajzave do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti.

Skuadra kuqezi do të përballet me Qipron në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, duke filluar nga ora 18:00.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt dhe falas në FSHF TV, në platformën “Klani im”, duke i dhënë mundësinë të gjithë tifozëve shqiptarë të ndjekin vajzat kuqezi në këtë përballje të rëndësishme.

Kjo është ndeshja e parë ndaj Qipros, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 28 tetor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Këto dy ndeshje do të përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë së vajzave në Nations League, nëse skuadra do të vijojë të jetë pjesë e Ligës B apo do të zbresë në Ligën C.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img