Tuesday, November 26, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare, veterani i sportit, Esat Zogaj. Ish atleti shkodran, vraponte deri vonë, 20-30 km në natyrë!

Lexo

Është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare, veterani i njohur i sportit shkodran, Esat Zogaj. Lajmi bëhet i ditur nga shoqata e veteranëve të atletikës shqiptare, së cilës Esati i përkiste duke qënë deri vonë ndër atletët më aktivë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krahas një karriere të pasur si atlet i distancave të gjata, ku garat e tij më të preferuara ishin në maratonë 10 dhe 20 km, ku edhe është shpallur kampion i Shqipërisë, më së shumti, shkodranët e mbajnë mend mirë Esat Zogën, pasi çdo ditë bënte ritualin e tij të zakonshëm duke vrapuar 20 deri në 30 kilometra në natyrë drejt pikave turistike të Shkodrës, si Kalaja Rozafa, Shiroka, Mali i Taraboshit, Zogaj, Ura e Mesit, etj.

Më herët, në rininë e tij, Esat Zogaj, ka qënë pjesë e ekipit të Vllaznisë në atletikë konkurues në disiplinën e vrapimeve të mesme dhe të gjata duke fituar tituj kampion, gjë të cilën e bëri edhe më pas në kampionatet e veteranëve të atletikës në Shqipëri, por edhe në aktivitetet ndërkombëtare, Ballkaniada, Kampionate Europiane e më tej.

Referuar karrierës së tij sportive, garat më të spikatura të Esat Zogës ishin ato të zhvilluar në qytetin e Korçës në distancën 1500 metër ku është renditur në vendin e parë përmes një rivaliteti me atletët e njohur, Musa Peqini, Hasan Dinja, Xhevit Abazi, etj. Një tjetër kujtim i bukur është ai i nëntorit të vitit 1965 kur në garat e Kampionatit Kombëtar të Maratonës, Vllaznia shpallet shpallet kampione kombëtare si ekip duke pasur në formacion emrat e atletëve  Dashamir Sherja, Esat Zogaj, Zeko Karemanovi.

Nga sa bëhet e ditur, veterani i nderuar i atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës si rezultat i një sëmundje që e mundonte gjatë periudhës së fundit. Ndërkohë, mësohet se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit bëhet pasditen e së hënës së 4 prillit, në orën 18:30.

Portali Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Zogaj për humbjen e njerit të tyre të dashur, si dhe komunitetit të sportit shkodran për humbjen e një atleti me vlera në disiplinën e vrapimeve të gjata.

Pushofsh ne paqe, kampion!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img