Në barazim, pa gola 0 me 0 është mbyllur ndeshja në mes Skëndërbeut dhe Tiranës. Takimi i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skëndebeu” ka qënë shumë i dyluftuar, me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren tre pikëshe. Vendasit, në luftën për mbijetese dhe miqtë nga Tirana, kryesues të tabelës së klasifikimit për të ruajtur ritmin e diferencës me ndjekësit që i vijnë nga pas.
Bardheblutë bënë shumë pak për të marrë fitoren në Korçë, ndaj një Skënderbeu, që përveçse mbrohej me forca të shumta, disa herë doli kërcënueshëm në kundërsulm dhe vuri në vështirësi Bekajn. Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin e bardhë 0-0, falë të cilit Skënderbeu merr një pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa Tirana lë dy të tilla dhe u jep mundësi rivalëve t’i afrohen edhe më shumë.
Tirana ngec sërish, këtë herë ndaj Skënderbeut në Korçë, ku nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola, megjithatë mbetet në vendin e parë të renditjes me 21 pikë, pavarësisht rezultatit që do të marrë Kukësi nesër. Ndërkohë që Skënderbeu, me këtë pikë ndodhet në vendin e 9-të me 8 pikë.