Sunday, November 24, 2024

Ndarja nga jeta e ish-arbitrit Caslli, mesazh ngushëllimi nga presidenti Duka

Lexo

Është ndarë nga jeta një ditë më parë një nga emrat më të mëdhenj në fushën e gjykimit në fushën e blertë, ish-arbitri ndërkombëtar që mbante edhe stemën e FIFA-s, Shefqet Caslli. Caslli ka gjykuar mbi 500 ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij 25 vjeçare ne futboll, teksa ka spikatur edhe me pjesëmarrjen e tij në boks, peshëngritje dhe mundje.

Me këtë rast, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka shprehur ditën e sotme ngushëllimet familjes Caslli për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shkruan se ndihet i trishtuar për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit, teksa vlerëson kontributin e tij të madh në arbitrim.

“Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar, Shefqet Caslli na ka trishtuar të gjithëve. Caslli ka hyrë në histori si një nga personalitetet më të spikatura në fushat e blerta, duke gjykuar mbi 500 ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij 25-vjeçare në vitet 1960-1985.

Falë performancës së tij të spikatur do të fitonte edhe stemën e FIFA-s, ndërkohë që përveç arbitrimit ai ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen në sportin e boksit, peshëngritjes dhe mundjes me klubin sportiv Tirana, duke fituar tituj e vendosur rekorde.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Caslli dhe të afërmve të tyre për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Do të na mungojë të gjithëve! I paharruar qoftë kujtimi i tij!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img