Sunday, November 24, 2024

Ndërprerja për Kombëtaren, Superiorja kthehet me 23 nëntor. Vllaznia, nis përgatitjet për Teutën për javën e 14-të

Lexo

Grumbullimi i Kombëtares së madhe të drejtuar nga Silvinjo për dy ndeshjet zyrtare ndaj Çekisë dhe Ukrainës, si dhe grumbullimi i Kombëtares U21 për dy ndeshjet miqësore me Moldavinë kanë ndërprerë Kampionatin Kombëtar të Abissnet Superiore.

Do të jenë dy javë pushim për ndeshjet zyrtare, por për skuadrat është një priudhe intensive stërvitore. Kështu po ndodh edhe me Vllazninë, e cila pas tre ditëve pushim të pasndeshjes me Egnatian ka nisur nga përgatitjet për ndeshjen e radhës, ku për javën e 14-të do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” Teutën e Durrësit, ndeshje kjo që do të luhet të dielën e 23 nëntorit.

Vetëm një mungesë ka për trajnerin Brdariç në këto ditë stërvitore, dhe ai është Kevin Dodaj. Sulmuesi i talentuar kuqeblu, autor i dy golave të realizuar në dy ndeshjet e fundit radhazi, fillimisht ndaj Partizanit në Shkodër dhe më pas ndaj Egnatias në transfertë, po kalon një formë shumë të mirë sportive, gjë që është reflektuar edhe në përzgjedhjen dy herë radhazi në formacionin më të mirë të javës, është përzgjedhur nga trajneri i kombëtares U21 Alban Bushi për ndeshjet ndërkombëtare ndaj Moldavisë. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë, gjë që e bën teknikun Brdariç optimist për zbatimin e programit stërvitor në mënyrën më të mirë.

Me barazimin e arritur ndaj Egnatias të shtunën e kaluar, Vllaznia lëshoi kreun e renditjes, ku pas javës së 13-të është e dyta më dy pikë më pak sesa Partizani kryesues me 24 pikë. Për javën e 14-të, kuqeblutë presin në stadiumin “Loro Boriçi” Teutën e Durrësit, e cila vjen pas dy barazimeve radhazi, ndaj Partizanit dhe Skënderbeut.

Një skuadër, e cila krahas teknikut Edi Martini në pankinë ka në formacion edhe dy ish të Vllaznisë, Arsid Kruja dhe Antonio Marku, dhe që në përballjen e fazës së parë të luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, është mundur nga Vllaznia me golin e shënuar nga kapiteni Balaj në sekondat e fundit të shtesës. Krahas çiftit, Vllaznia-Teuta, për javën e 14-të do të kemi edhe këto përballje:  Skënderbeu – Dinamo, Partizani – Laçi, Elbasani – Tirana dhe Bylis – Egnatia.

Kalendari për javën e 14-të të Abissnet Superiore

Vllaznia-Teuta

Skënderbeu – Dinamo

Partizani – Laçi

Elbasani – Tirana

Bylis – Egnatia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img