Sunday, November 24, 2024

Ndërron jetë ish presidenti i KF Elbasani, Arben Laze

Lexo

Ka ndërruar jetë mesnatën e sotme në moshën 52 vjeçare, ish presidenti i KF Elbasani, Arben Laze. Lajmin e bën të ditur gazetari sportiv dhe menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, i cili njihet si një nga miqtë e afërt të të ndjerit Laze që në kohën kur Elbasani ishte lidër i futbollit shqiptar duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë dhe që Andi asokohe ishte protagonist kryesor i tifozërisë elbasanase.

“Vlla na ke merzit shume. E doje futbollin deri ne vdekje.

Po hedh kete foto jo si me e bukura, por si me domethenesja e takimit tone te pare ne zyren tende kur une isha thjeshte nje tifoz.

Ulu ne kolltukun tim me the se e meriton…ketu e ke vendin…

Flisnim te dy dhe kur ishe ne spital. Biseda e fundit do me mbetet kujtim, por me shume do te kujtoj heren e pare qe jemi takuar, me shume do te kujtoj ate qe bere per qytetin tone, per ate fanell qe shume e dashuroje.

Me duket e pabesueshme, por ja qe ndodhi dhe Zoti keshtu e kishte caktuar. Por ja qe tani qe shkruaj syte i kam me lot dhe zemren e shpirtin e kam bosh…

Lamtumire o mik i mire, o djal i shoqerise qe vetem mire dije te beje.

Lamtumire Arben Laze !”, shkruan Andri Matraxhiu në postimin e bërë në rrjetet sociale pas marrjes së lajmit që Laze ka ndërruar jetë duke e shoqëruar me foton dalë me is presidenti Laze kur Elbasani shpallej kampion i Shqipërisë.

Krahas të tjerave, Arben Laze ishte edhe një mik i ngushtë i qytetit verior të Shkodrës, jo vetëm me lidhjet familjare të tij, por më së shumtmi edhe si dashamirës i futbollit shkodran, sidomos gjatë kohës kur Vllazninë e drejtonte ish presidenti Myftar Çela.

Me Lazen kishin lidhje dhe bashkëpunime të afërta edhe shumë futbollistë dhe trajnerë shkodranë, si Safet Osja dhe Albert Kaçi që u patën shpallur kampion me uniformën e Elbasanit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Po ashtu, një shkodran tjetër si trajneri Artan Bushati e drejtoi me shumë sukses Elbasanin në kohën e lulëzimit të futbollit në këtë qytet, ku presidenti Laze kishte meritat e mëdha për financimin dhe administrimin në mënyrën më të mirë të klubit.

Veriu Sport, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Laze për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Dhe, po kështu KF Elbasani dhe mbarë opinionit sportiv elbasanas për humbjen e njeriut që dha gjithçka për lavdinë e qytetit të tij. Suksese që të arritura nën drejtimin e tij do të jetojnë gjatë në historinë e sportit të qytetit të Elbasanit e më gjërë.

Lamtumirë Beni! Pushofsh në Paqe, miku ynë i kahershëm, Arben Laze!

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img