Wednesday, November 19, 2025

Ndeshja miqësore ndaj Moldavisë, Kombëtarja U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja U-21 ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në qendrën e Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në kuadër të ndeshjes miqësore që do të luhet të enjten ndaj Moldavisë U-21.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë bashkuar me ekipin që të dielën, ndërsa mesditën e sotme në grumbullim mbërritën edhe Giulio Veliaj, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Rrok Toma, Elton Fikaj dhe Etnik Brruti. I fundit që do të mbërrijë në grumbullim është Elmedin Rama, i cili do të bashkohet sonte në mbrëmje me grupin.

Nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, Kombëtarja u stërvit për më shumë se një orë. Seanca e sotme u fokusua te përgatitja atletike dhe ushtrimet tekniko-taktike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë të mërkurën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë U-21, e cila do të luhet të enjten në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img