Sunday, February 2, 2025

Ndeshje e zjarrtë në “Niko Dovana”, Tirana dhe Elbasani, ndajnë nga një pikë

Lexo

Tirana-Elbasani 1-1(Zharmuni 13’/Musta 74′)

Kartonë të verdhë:Meta 90+2’/A.Kasa 53′,Lulaj 67′,Lila 85′,Ibrahim 89′

Tirana:Selmani,Vera(Smaçi 64′),Dembele,Soler,Silva,Prengaj(Mihana 76′),Përgjoni,Ndreca,Meta,Kola,Zharmuni Trajner:Bledi Shkëmbi

Elbasani:Abalora,Olberkis,Lulaj,Dros(Dukuo 63′),Tsague,Ibrahim,A.Kasa,Lajthia(Lukili 88′),Gomes(Qose 63′),Musta,Lila Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Gjyqtarë:Klodian Shahini(Durrës),Ani Koçiaj,Mario Shazivari(Tiranë),Dorjan Maletaj(Tropojë) Var:Juxhin Xhaja(Tiranë) Avar:Andi Koçi(Durrës) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)

Është mbyllur sfida mes Tiranës dhe Elbasanit luajtur në Durrës. Dy ekipet kan ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”.

Sulmuesi Zharmuni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve. Francezi gjeti golin në minutën e 13-të. Ndërsa,elbasanasit shtuan forcat në pjesën e dytë për të gjetur ekuilibrat,pas një pjese të parë në avantazhin e bardhebluve. Elbasani ia doli të barazojë 1-1 pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73-të.

Dy klubet u përpoqën të merrnin diçka më tepër nga kjo ndeshje,por paqja u vulos në fund në stadiumin e Teutës.

Një ndeshje që brenda saj pati raste nga të dyja skuadrat. Para golit të Tiranës është Musta që tenton suprizën nga goditja e këndit,por portieri Selmani kontrollon gjithçka. Më pas Tirana do të zhbllokonte ndeshjen me anë të sulmuesit Zharmuni i cili me golin e tij do ti jepte një tjetër ritëm lojës. Pjesa e parë do të kishte ende raste dhe njëherë Zharmuni dhe njëherë Ndreca rrezikojnë seriozisht portën e Elbasanit por rezultati mbetet 1-0 për Tiranën.

Pjesa e dytë nis me po të njëjtin ritëm fillimisht Zharmuni tenton golin e dytë por Abalora i thotë jo,më pas do të vinte dhe goli i barazimit për Elbasanin.

Një kros nga flamuri i këndit gjen të lirë brenda zonës Mustën që godet me kokë saktë duke mposhtur portierin Selmani të Tiranës. Në minutat e mbetura ka dy raste të tjera për Tiranën por Olberkis ndal dy herë sulmuesit e Tiranës. Gjithçka mbyllet me shifrat e barabarta 1-1,një pikë që nuk kënaq asnjë nga skuadrat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img