Akademia Vllaznia ka bërë një ndryshim i rëndësishëm në pankinën e skuadrës U-19. Elvis Plori ka vendosur të largohet nga drejtimi i kësaj grupmoshe, pasi ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij te Besëlidhja.
Pas këtij vendimi, drejtuesit e Akademisë nuk kanë humbur kohë dhe kanë emëruar si trajner të ri të U-19 ish-kapitenin legjendar të Vllaznisë, Ndriçim Shtubinën. Ky i fundit, i njohur për përvojën e gjatë si lojtar dhe lidhjen e ngushtë me klubin shkodran, do të ketë tashmë misionin të udhëheqë dhe të formojë gjeneratën e re të futbollistëve kuqeblu.
Akademia Vllaznia ka uruar suksese Shtubinës në këtë sfidë të re, duke shpresuar që prania e tij të sjellë entuziazëm dhe zhvillim të mëtejshëm për ekipin e të rinjve. Me këtë ndryshim, pritet që skuadra U-19 të vijojë rrugën e saj me synime të qarta për rritje dhe rezultate pozitive.
Njoftimi zyrtar:
Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i ekipit U-19, pasi ka zgjedhur të drejtojë një skuadër tjetër në futbollin shqiptar. Ndërkohë, drejtuesit e Akademisë kanë vendosur që në vend të tij të emërojnë Ndriçim Shtubinën si trajner të ekipit U-19.
🔴🔵Akademia Vllaznia i uron suksese Shtubinës në detyrën e tij të re!