Më herët ishte deklaruar se ndeshja më e rëndësishme e javës së 19-të të Abisnet Superiore, Partizani-Vllaznia, ishte planifikuar të luhej në orën 16:30 të së premtes duke qënë kështu edhe sfida e parë hapëse dueleve të fundit për vitin kalendarik 2024.
Por, sot, me një vendim tjetër të marrë pranë institucionit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja në fjalë është shtyrë për dy orë e gjysmë më vonë. Që do të thotë, se e premtja nuk ndryshon, por është nsdryshuar vetëm orari.
Ndryshim ka edhe për duelin Skënderbeu-Laçi, i cili më herët ishte planifikuar të luhet të shtunën prej orës 16:30, por që në vendimin e dytë, kjo përballje është afruar një ditë më parë, të premtem ora 16:30 duke qënë sfida hapëse e kësaj jave.
Tekimet e tjera, kanë qëndruar me atë kalendar, siç ka qënë më herët., ku të shtunën do të luhen dy takime të tjera të javës së 19-të. Tiranën e pret një transfertë e vështirë në Laç përballë skuadrës vendase. Kjo sfidë do të luhet në orën 13:30. Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30, aty ku kryesuesit e Dinamos do të përballen me Egnatian.
Java e 19-të e kampionatit Abissnet Superiore do të mbyllet të dielën në orën 16:30 me takimin Teuta-Bylis. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të premten
Skënderbeu-Elbasani(16:30)
Partizani-Vllaznia(19:00)
Të shtunën
Laçi-Tirana(13:30)
Dinamo-Egnatia(16:30)
Të dielën
Teuta-Bylis(16:30)