Nesër, ora 17:30, Çeki-Shqipëri. Liga e Kombeve-Futboll Femra. Trajneri Grima, zhvillon seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Stadio Strelecky”

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të UEFA Nations League ndaj Çekisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja “Stadio Střelecký ostrov”. Stërvitja zgjati rreth një orë dhe i gjithë grupi është në formë optimale, pa probleme fizike.

Seanca e fundit stërvitore nuk ka pasur shumë ngarkesë fizike. Stafi teknik e ka fokusuar punën më shumë te ushtrimet me topin dhe situatat e ndryshme të lojës.

Ndeshja e UEFA Nations League për vajza, Çeki – Shqipëri, do të luhet nesër në stadiumin “Stadio Střelecký ostrov”, duke nisur nga ora 17:30.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu