Wednesday, November 27, 2024

Nesër, Shqipëri-Izrael për Ligën e Kombeve. Tekniku Reja i kënaqur, ka gati të gjithë futbollistët

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, që do të luhet më datë 9 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania”, ora 20:45.

Seanca e fundit u fokusua më shumë në aspektin taktik të ndeshjes ndërsa trajneri Edoardo Reja ka provuar module të ndryshme për sfidën zyrtare. E vetmja mungesë ishte Sokol Cikalleshi, i cili po kalon në gjendje gripale dhe qëndroi pushim.

Stafi mjekësor po e mban në monitorim sulmuesin për të parë në vazhdimësi gjendjen e tij nëse do të mund të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Izraelit.

I gjithë grupi është stërvitur normalisht, teksa Armando Broja dhe Myrto Uzuni kanë treguar gjendje të mirë fizike dhe janë rikuperuar plotësisht. Edhe pjesa tjetër e grupit janë në dispozicion, ndërsa mesfushori Odise Roshi siç është bërë e ditur nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img