Monday, November 25, 2024

Nesër, Tirana-Vllaznia në “Selman Stërmasi”. Trajneri bardheblu Shehi, e konsideron Vllazninë rivalin direkt për titull

Lexo

Ashtu si edhe kuqeblutë, edhe bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi kanë mbyllur sot përgatitjet për sfidën shumë të rëndësishme që do të luhet nesër mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Në prononcimin e dhënë një ditë përpara ndeshjes, kreu i pankinës tiranase, Orges Shehi, përcjellë vlerësime maksimale ndaj skuadrës shkodrane duke e konsideruar atë rival direkt për titull.

“Tirana-Vllazni, është një klasike e futbollit shqiptar. Vllaznia është rivali i Tiranës historik por dhe momental. Një skuadër që gjithmonë ka objektiva për të qenë në majë që do të thotë që është ndër rivalët tanë të drejt për drejt. Në ndeshje të tilla duhet anë psikologjike e fortë dhe të jesh i përqendruar te detajet. Ndeshje të tilla mund të bëjnë diferencën , për ne vjen shumë shpejt si ndeshja e tretë e kampionatit por që të gjithë ne është e fiksuar që nesër luajmë ndaj një kundërshtari direkt. Është një kundërshtar i drejt për drejt për ne, skuadër me elemente shumë cilësore dhe mendoj që është një kundërshtar i denjë për objektiva. Kundërshtar që të imponon respekt dhe për fanellën por dhe për elementet që ka në përbërje. Është një ndeshje që hyn te ato të fortat.”, është shprehur në fillim Shehi.

Në vijim, njëshi i pankinës bardheblu, kampione e Shqipërisë në fuqi, flet edhe për ndryshimet më të fundit në skuadrën e tij. “Ne pothuajse jemi të plotë, përveç Husein nuk është i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Pjesa tjetër është e plotë dhe me afrimet e fundit që kanë plotësuar dokumentacionin mendoj se jemi të gatshëm për nesër. Kemi ndryshuar sistem dhe manovër, njerëzit në sulm mund të ndryshojnë në varësi të kundërshtarit por nesër do të shikohet kjo gjë.”, është shprehur ndër të tjera, Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img