Saturday, September 21, 2024

Nesër Vllaznia-Egnatia, ora 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Klubi kuqeblu ka nxjerrë në treg biletat

Lexo

Vllaznia dhe Egnatia përballen nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga 19:00. Një ndeshje që për vetë nivelin e kundërshtarit, i cili është në cilësinë e kampionit në fuqi dhe aktualisht kryesues i kampionatit, ka tërhequr interesin e madh të tifozërisë shkodrane. Për t’i ardhur në ndihmë të interesuarve që kërkojnë të pajisen me biletë, klubi kuqeblu ka filluar që prej së martës shitjen e biletave, gjë të cilën e shoqëron edhe me njoftimin zyrtar në faqen e KF Vllaznia:

VLLAZNIA – EGNATIA
Biletat mund t’i gjeni:
Tek dyqani UNIVERSAL
(Ora 09:00 – 20:00)
Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Marten – Të Mërkuren
(Ora 10:00 – 19:00)
Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit
ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/
#kfvllaznia #ticket 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img