Tuesday, November 26, 2024

Nevil Dede për kuqeblutë: Kastrioti i dha një shuplakë të fortë Vllaznisë!

Lexo

Trajneri Nevil Dede, duke komentuar situatën në kampionatin shqiptar, tha se Dinamo është në situatën më të vështirë dhe shtoi se më shumë po lufton komuniteti i futbollit për të shpëtuar sesa vetë skuadra.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se para ndeshjes me Kastriotin, te Vllaznia ankoheshin, ndërsa pas asaj ndeshje nuk kanë çfarë të thonë.

Dinamo është në situatë më të vështirë se Vllaznia. Shkodranët nuk po shfaqen ashtu siç duhet. Shuplakën më të fortë e morën në ndeshjen me Kastriotin, ku u mposhtën me përmbysje. Deri para asaj ndeshje flitej për shumë situata ku Vllaznia ankohej, ndërsa tani nuk kanë çfarë të thonë më. Tani të shikojnë ku e kanë problemin.

Kemi shumë muaj që themi se Dinamo duhet të mbledhë veten. Ne flasim për të mirën e futbollit. Më shumë po lufton komuniteti i futbollit për Dinamon, se ata vetë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img