Friday, October 17, 2025

Nga Adriatik Dosti- Post fitorja me Serbinë: Ja ç’ më tregoi Lutfi Nuri, Për golin e Manajt në Leskovc kundër Serbisë, Për fitoren e madhe të Shqipërisë në token serbe…..

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ja c’ me tregoi Lutfi Nuri

Per golin e Manajt ne Leskovc kunder Serbise.

Per fitoren e madhe te Shqiperise ne token serbe.

Per lotet e Bajramit ne dhomen e zhveshjes pas atij rasti ideal goli te humbur ne fund te ndeshjes.

Per memecerine e Dragan Xhaicit me te madhit futbollist ne historine e vendit te tij e sot ne krye te federates serbe te futbollit .

Per telefonaten e interesimin personal te Vucicit me pronarin e hotelit ku po qendronte delegacioni futbollistik nga Shqiperia .

Per masat e jashtezakoneshme qe kishin marre per kete ndeshje Fifa & Uefa e vecmas vendasit e mikpritesit …etj etj

Momentin kur u shenua goli yne…atmosfera pas ndeshjes ne dhomat e zhveshjes…ne avion gjate kthimit per ne Atdhe etj

Fola gjate mbreme me mikun tim te ngushte ose me sakte le te them si vellaun tim prej dekadash Lut Nurin …prej 23 vitesh ne krye te futbollit shqiptar si Anetar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF por edhe si zv .president i futbollit shqiptar.

Dy – tre te kishte futbolli yne kombetar si Luti dhe flisnim ndryshe.

I thjeshte, punetor , i gjindshem e i gatshem per te qene kudo…i cdo lloj sackrifice ne te mire te futbollit e te vendit te tij.

Familjar model, atdhetar, patriot e besimtar model ne Zot.

Filantrop i klasit te pare.

I kudo ndodhur e i kudo gjindur…me nje lloj shpirti e dashurie per futbollin shqiptar si kerkushi tjeter.

Luti eshte ndoshta i vetmi zyrtar i larte futbolli i nje vendi qe kur eshte fjala per futbollin e vendit te tij s’ njeh as rregulla e as protokoll aq sa sinqerisht shpesh ata qe se njohin sidomos nga afer e kane teper te veshtire ta besojne se pikerisht ai eshte prej vitesh edhe zv. Presidenti i FSHF .

Kohe me pare testova privatisht disa kolege te mijte aty ne Shqiperi , disa trajnere e disa futbolliste te kombetares sone …por si s’ me tha qofte edhe nje i vetem prej tyre sikur edhe nje fjale te vetme te keqe per Lut Nurin…

Dhe kujtoj se c’ kemi heq ne njerezit me te afert te tij vite me pare per ta bindur te jete aty ku eshte sot…ne krye te futbollit shqiptar … dhe ishte koha kur ai ne postin e presidentit te Tirones sapo i kishte shpallur bardhe e blute kampione te Shqiperise.

…E gjeta Bajramin mes lotesh ne dhomen e zhveshjes – me tregoi mbreme Luti..e mora ne qafe dhe u mundova ta qetesoj…fituam i thashe kjo ka rendesi mbi te gjitha…ndryshe tani ti , une e te gjithe do ishim vertet duke qare …ndaj ngreu e festo me te gjithe ne.

…Ne darken zyrtare me perfaqesuesit e federates serbe Xhaicin e tyre te madh e kisha perballe …po si or njeri nuk foli asnje fjale te vetme prej goje ai njeri …morepo as na tha mirese erdhet e as na pyeti si jeni…nxinte koke e kembe.

…U ngrita nje cast te shoja ne banje …pese shoqerues serbe nga mbrapa meje…me priten tek dera e me pas me shoqeruan serisht drejt tavolines ku po darkonim…

…Ne nje cast na afrohet pronari i hotelit ku po qendronte delegacioni yne e na thote se sapo kishte telefonuar e ishte interesuar deri edhe me detaje vete personalisht Presidenti i Serbise – Vucici ….per gjithcka po ndodhte aty ne Leskovc me shqiptaret.

…Ke goli i Manajt kemi fluturuar ne Qiell nga gezimi…por kur ai beri edhe simbolin e Shqiponjes sinqerisht u trembem se mos situata perceptonte per keq se serbet aq deshen qofte edhe nje provokim te vogel te cfaredo lloji…

…Sigurisht qe u ndjeme keq kur na fershellyen Himnin, kur bertisnin Kosova eshte Serbi e vecmas ke rasti i golit kur edhe u degjuan thirrje vriteni shqiptarin…

Por keta jane serbet…nuk ndryshojne kurre…dhe te imagjinosh – me tjoshte mbreme Luti…qe zyrtaret me te larte te federates serbe na konfirmuan se ishin shitur vetem 3.500 bileta te perzgjedhurish e pjesa tjeret reth 1.500 te tjera u ishin dhene njerezve te federates e te besuarve te saj…

…Ne dhomat e zhveshjes kemi.festuar si te cmendur …por kur kemi dale prej andej e kemi lene gjithcka ne rregull e perfekt sikur te ishim japoneze e jo shqiptare …sepse e dinim fort mire se serbet nje gje te vogel gabim prej nesh donin qe ta benin qimen – tra .

…Ne avion pastaj festa ka vazhduar alla shqiptarce derisa avioni yne Air Albania preku token tone .

…lshte ndoshta nje nga ngjarjet me te vecanta te jetes sime e mbyll biseden me mua Luti …jo thjesht si njeri i futbollit jete e mot e si zyrtar i larte i futbollit te vendit tim…por mbi te gjitha si shqiptar…cfare ndjenje kombetare …cfare krenarie …cfare dinjiteti…sa krenare na bene ata djem te gjithe ne shqiptareve kudo qe jemi ne mbare boten .

A.R.D

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img