Mjaftoi goli i qendersulmuesit Godswi Chinedu ne minuten e 80-te qe Besa te fitoi mesditen e se merkures se 7 janarit 2026 (1-0) me Ilirine e Fushe Krujes. Kjo ndeshje miqesore u luajt ne aneksin stervitor te Kavajes.
Vitin 2025 Besa e mbylli me tre fitore radhazi nen drejtimin e trainerit kurajos Gugash Magani. Konkretisht 2-0 ndaj Burrelit, 1-0 ne transferte me Lushnjen dhe 3-1 me Ilirine.
Me Ilirine ishte e 5-ta miqesore e Beses ne historine e perballjeve me kete ekip:
Nga Libri “ vjet Besa” fq. 758-759 po ua rikujtojme ndeshjet e zhvilluara:
1). 13.08.2012 Kavaje 0-0
2). 19.01.2013 Kavaje 0-0
3). 30.01.2013 F.Kruje 3-0 per Besen
( Golat: Dorjan Bubeqi 17’, Idriz Batha 26”, Bernard Berisha 34’)
4). 01.09.2018 F.Kruje 1-2 per Ilirine.
(Golat: per Ilirine Xhaferri 37’ e 60’ dhe per Besen Tedi Cara 36’).
5). 07.01.2026 Kavaje 1-0 per Besen
( Goli: Godswi Cinedu 80’).
Te shtunen me 9 janar 2026 Besa per turin e dyte te Kupes se Shqiperise, do te luaje ne Tirane perballe Dinamos ndeshje kjo me eliminim direkt.
(Fotoja ilustruese nga miqesorja me Ilirine ne Kavaje e dt.7 janar (1-0) fituar nga Besa).
Fatmir EFICA



