Sunday, November 24, 2024

Nga: Martin DEDAJ* – BESËLIDHJA MUND BASANIEN DHE BIND ME LOJËN E SAJ…

Lexo

Besëlidhja, që edhe sivjet do të jetë në kategorinë e dytë, ka triumfuar në ndeshjen miqësore përballë ekipit të Basanies, teksa e ja mundur me rezultatin 3-2, duke bindur me lojën e zhvilluar, që i shërbej teknikut Smajli edhe për të parë gjendjen e lojtarëve, që mendohet të jenë këtë sezon futbollistik tek Besëlidhja.

Trajneri lezhjan Dritan Smajli, (të cilit i është besuar nga presidenca edhe sivjet drejtimi i skuadrës bashkë me ndihmësat e tij; Kruja dhe Hoxha), e ka filluar ndeshjen me formacionin më të mirë, të përbërë nga lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar dhe konkretisht; Hoxha, Vukaj, Dibra, Alcani, Ruçi, N. Marku, D. Marku, Kaceli, Elbasani,Tatej, Perlesi.

KRONIKA…

Loja ka filluar e shpejtë dhe është dominuar nga vendasit të cilët kalojnë të parët në avantazh me anë të lojtarit Napolon Marku në ’15 dhe e dyfishojnë rezultatin me sulmuesin Tatej ’45. Teksa po i vinte fundi pjesës së parë trajneri Smajli bën lëvizjet e para nga stoli dhe ven në lëvizje një grup lojtarësh si; Dedaj, Balla, Çepele, Marku, etj të cilët i aktivizon që prej fillimit të pjesës së dytë. Epërsia e lezhjanëve vazhdon përsëri por pa mundur të ndryshojnë shifrat, për të mbërritur në ’30, ku gjygjtari kryesor Deivit Përndreca i mohon një 11-m, të rregullt Besëlidhjes, ekzekutimi i së cilës mund ta mbyllte ndeshjen.

Smajli bën zëvëndësime të tjera në radhët e Besëlidhjes, pasi don të shohë të gjithë lojtarët e grumbulluar deri tani, teksa futen në lojë; Kovaçi, Çepele, Maleci, Haxhia etj.

Nga fundi i pjesës së dytë dhe krejt takimit zgjohen edhe miqtë, të cilët shënojnë golin e parë në ’77, duke hapur lojën dhe në ’87 barazojnë rezultatin në shifrat 2-2.

Në minutat e mbetura, lezhjanët ushtrojnë presion me disa aksione të njëpasnjëshme, dhe arrijnë të fitojnë një 11-m, në limitet e fundit të ndeshjes dhe pikërisht në ’90, të cilën Çepele e kthen në gol, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij, fitore e cila mund të ishte më e thellë.

Theksojmë faktin se ekipi mik Basania i ardhur nga kategoria e tretë, kishte në përbërje të saj disa lojtarë cilësorë dhe është stërvitur më shumë se dy muaj më parë (ndërsa Besëlidhja vetëm 10 ditë), si dhe në dy miqësoret e zhvilluara, kishte fituar me Tërbunin dhe Ilirinë. Por pavarësisht këtyre faktorëve, që në letër dukeshin favorizues për këtë takim, u thye në fushë, përballë lojës më të mirë dhe epërsisë së vendasëve.

NDESHJA NJË TEST I VLEFSHËM…

Kështu është shprehur, trajneri Smajli, teksa i bën një analizë kësaj ndeshje, ku ndër të tjera tha: “Besoj se kjo ndeshje na ka vlejtur shumë, dhe na duhej një test i tillë, pasi siç dihet jemi shumë të vonuar në përgatitje. Megjthëatë mora një përgjigje të mirë nga lojtarët, sidomos në pjesën e parë. Duhet që të kuptojmë e të jemi të drejtë e me këmbë në tokë, që sot për sot, tek Besëlidhja janë 12 deri 13 lojtarë, që mund ta përballojnë kampionatin deri në fund, që do të thotë se këta lojtarë kanë një nivel të mirë, për të tentuar Play-ofin, pastaj duke siguruar sa më parë Play-Ofin, të shohim çfarë mund të bejmë më tepër. Nga lojtaret e ardhur, deri tani më bindën vetem dy veta, të cilët mund të jenë alternativa të mira në çdo moment, ndërsa pjesa tjetër nuk më bindi fare! Personalisht unë së bashku me stafin, do të bejmë maksimumin, në të mirë të Besëlidhjes dhe qytetit të Lezhës, por duhet ta dimë, që vështirësia këtë vit është me e madhe se vitin e kaluar”, e mbyll prinincimin e tij tekniku lezhjan Dritan Smajli, i cili vijon intensivisht dhe me ngarkesë të plotë stërvitjen, duke synuar të fitojë kohën, dhe përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjen e parë të kampionatit, që do të zhvillohet përballë ekipit kryeqytetas Albanët, që do të zhvillohet në Stadiumin Besëlidhja, me 21 Shtator 2024, ditën e shtunë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img