Thursday, September 19, 2024

Nga: Martin DEDAJ – Opinion – VALBONA BEFASON NË BURREL…

Lexo

Ekipi tropojan Valbona merr një pikë të çmuar në Burrel, duke dëshmuar se do të jetë një barrikadë e vështirë për tu kaluar edhe nga ekipet e tjera. Gjë të cilën e dëshmoj përballë Burrelit, në fushën e tij në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Ku me një lojë mbrojtëse e tepër hermetike arriti ta mbyll këtë takim në shifrat e bardha 0-0.

Ndërkohë Burreli, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve deri diku edhe një farë epërsie në lojë por konfuze nuk mundi të përfitojë nga faktori fushë dhe mbështetja e zjarrtë e tifozërisë matjane, duke e zhgënjyer tej mase atë, si dhe gjithë opinionin futbolldashës matjan dhe jo vetëm por edhe stafin teknik dhe atë drejtues. Mbi të gjitha duhet thënë se me këtë paraqitje më shumë se këdo tjetër, lojtarët e Burrelit kanë zhgënjyer së pari veten e tyre.Them kështu pasi deri tani asgjë nuk u ka munguar, përkundrazi u janë krijuar të gjitha kushtet, për të dëshmuar profesionalizmin e tyre në fushën e lojës dhe justifikuar besimin që iu është dhënë për të përfaqësuar ekipin me emër të Burrelit.

Është vetëm fillimi dhe nuk është hataja pse ekipi i Burrelit doli barazim në këtë përballje me Valbonën, por duhet analizuuar situata shpej, për ti paraprirë perceptimit të gjërave në sensin negativ, teksa në ndeshjen e ardhshme e pret një transfertë e vështirë në Peshkopi përballë Korabit! Se futbolli kështu e ka, nga pozitiviteti të zbret në pikjadë, kur nuk i vlerëson gjërat sa e si duhet e aq më tepër në kohën e duhur…

Nga ana tjetër duhet përgëzuar ekipi tropojan Valbona, që me një disiplinë të hekurt taktike dhe një lojë të fortë, mbrojtëse e hera-herës edhe agresive, arriti të dalë triumfuese në fushën e Burrelit, duke nisur kështu udhën e rezultateve pozitive, për të na dëshmuar se në këtë kompeticion ka ardhur për të lënë gjurmët e veta.

Shënim: Fotot ilustruese janë të mikut tim të hershëm Hasan PASHA. Post ndeshje; më 31.08.2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img