Në ambientet e Bibliotekës Shkencore u zhvillua konferenca “Nga Receta te Lëvizja: Protokolli i Bashkëpunimit Klinik në Shkodër”, e organizuar nga Departamenti i Edukimit Fizik e Sport të FSHE, në bashkëpunim me ACSM Exercise is Medicine Albania.
Në këtë aktivitet morën pjesë dhe referuan personalitete të njohura:
- Robert Çina – President i Exercise is Medicine Albania
- Tonin Gjuraj – Rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
- Kliti Hoti – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
- Benjamin Nako – Përgjegjës i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve
- Andrea Ermolao – Drejtues i Njësisë së Mjekësisë Sportive, Universiteti i Padovës
- Arben Kaçurri – Zëvendës Rektor, Universiteti i Sporteve të Tiranës
- Adrian Bajraktari – Mjek fiziatër
- Giulio Zefi – Pedagog, Departamenti i Edukimit Fizik & Sporteve
Në panelin e diskutimeve kontribuan gjithashtu:
- Julian Kraja – Shef i Departamentit të Lëndëve Paraklinike
- Florian Miftari – Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Universiteti i
Gjatë konferencës u prezantua nisma globale Exercise is Medicine (EIM), e themeluar nga American College of Sports Medicine dhe American Medical Association, e cila synon ta bëjë vlerësimin dhe promovimin e aktivitetit fizik një standard rutinë në çdo vizitë klinike.
Në fjalën e tij, Rektori Gjuraj përshëndeti zhvillimin e kësaj konference, duke theksuar se Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është gjithmonë i gatshëm të mirëpresë aktivitete të tilla. Ai vlerësoi bashkëpunimin me EIM si iniciativë amerikane, duke nënvizuar aspektin ndërdisiplinar të konferencës.
Konferenca shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të aktivitetit fizik si pjesë integrale e kujdesit shëndetësor.




