Monday, November 25, 2024

Nica: “Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përparë duke ndihmuar njëri-tjetrin”

Lexo

Kukësi mori një fitore të rëndësishme, teksa triumfoi minimalisht ndaj Vllaznisë 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Pash ndeshjes trajneri i Kukësit, Stavri Nica, u shpreh për MCN TV:

“Çunat kanë motiv për të rritur vlerën e tyre. Janë të rinj dhe stërviten fort. Motivi i tyre është të luajnë për fanellën e skuadrës. I përgjigjen afërsisht gjithë kërkesave të mia, si në stërvitje apo ndeshje. Edhe fitorja ishte shumë e vështirë, kjo tregon që rruga është e gjatë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përparë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Mbaroj pjesa e parë dhe bëtë 2 zëvendësime? Çdo trajner ka idetë e veta si mund ta zgjidhë situatën atëherë kur është e vështirë. Pasi kur ke luks është më e lehtë. Ne na doli zgjidhja, funksionoi. Vetëm në atë mënyrë mund ta kapnim qoftë pikën apo 3 pikëshin.

Një prani e konsiderueshme nga tifozët e Kukësit. Ka lindur shpresa në qytet që mund të bëni mirë? Kjo e vërteton. Pasi kur skuadra është luftarake ndodh kjo. Kjo ndodh me lojtarë të rinj dhe të lirë në çmim, jo me emra të mëdhenj. Por këta kanë vlerat e tyre. Duhet t’i shërbejnë skuadrës. Tifozët kur shohin shpirt gare në fushë, kënaqen dhe vijnë të shikojnë për të mbështetur ekipin.

Tafas ka vuajtur shpesh nga dëmtimet. Sot e pashë me probleme në gju? Ai sot u vra. Tregoi karakterin e tij. E nderoi skuadrën dhe veten me mënyrën e lojës që bëri. Ai mori shumë përsipër. Bravo!

Për çfarë do të vazhdojë të luajë Kukësi? Për t’i rritur emrin vetes gjithseskush nga lojtarët dhe ekipin. Me drejtuesit në Kukës çuditërisht të lënë të punosh i qetë. Nuk bëjnë ndërhyrje. Objektivat nuk i përcaktojnë drejtuesit. Ata vijnë natyrshëm dhe me sakrificë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img