Kampionati Europian i Peshëngritjes për moshat 20 dhe 23 vjeç ka ngritur siparin në Durrës. Ceremonia e zhvilluar të hënën pasdite, kjo në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizioni Shqiptar.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka dhënë disa mirënjohje për Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani. Më pas për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, apo për sekretarin e përgjithshëm të Federatës Europiane të Peshëngritjes, Milan Mihajloviç. Mbi të gjitha për Pirro Dhimën dhe Asim Belinovën.
Për disa sportistë të rinj janë shpërndarë dhe urdhëra olimpik, mes të cilëve dhe Ertjan Kofsha. E në këtë mënyrë, që nga kjo e martë deri më 4 nëntor, gjithçka do të jetë e përqendruar në pedanë. Për Shqipërinë vëmendja tek Enkelejda Carja dhe Ertjan Kofsha.



