Ballina Futboll Femra Nis faza e dytë e Superligës së vajzave. Vllaznia kryesuese fiton me...

Nis faza e dytë e Superligës së vajzave. Vllaznia kryesuese fiton me Atletikun 8-0. Fitore tenistike e Teutës 28-0 ndaj Lushnjes. Fiton edhe Apolonia dhe Gramshi ndaj Egnatias dhe Kinostudios

Kampionati i vajzave uli siparin e javës së 10-të këtë të hënë me ndeshjen Gramshi – Kinostudio, që u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës gramshiote.

Triumfi më i thellë i javës u regjistrua nga Teuta, që mposhti Lushnjën me shifrat rekord 28-0 në një ndeshje të luajtur të shtunën në Durrës.

Edhe Apolonia e Vllaznia shënuan fitore të rëndësishme ditën e diel. Shkodranet fituan 8-0 derbin e veriut kundër Atletik Klubit, ndërsa Apolonia mposhti 4-0 ekipin e Lushnjës.

Rezultatet – JAVA 10

Teuta 28-0 Lushnja

Atletik Klub 0-8 Vllaznia

Apolonia 4-0 Egnatia

Gramshi 1-0 Kinostudio

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu