Thursday, January 9, 2025

Nis kursi i trajnerëve për licencën UEFA B në Tiranë, vazhdojnë regjistrimet për zonën e Fierit

Lexo

Federata e Futbollit ka nisur kursin UEFA B për zonën e Tiranës me një numër të lartë pjesëmarrësish. Ky kurs, i organizuar nga Drejtoria e Edukimit në FSHF, është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e trajnerëve dhe është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në trajnim dhe menaxhim të skuadrave.

Një tjetër grup do të fillojë më 20 janar në Fier, me qëllim zgjerimin e mëtejshëm të mbulimit gjeografik të kurseve.

Për t’u regjistruar në kursin UEFA B në Fier, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

Diploma e shkollës së mesme

Licenca UEFA C – minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (trajner ose zëvendëstrajner i një skuadre, me vërtetim). (Kjo kërkesë nuk vlen për ish-lojtarët profesionistë.)

Aktivitetin që ju ushtroni (vërtetim nga ekipi);

Fotokopje e ID-së ose e pasaportës

Numër kontakti

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al ,  përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.edukimit@fshf.al .

Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer për të rritur cilësinë e trajnerëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img